4 Vite Inovacion me ProFisc – Një Workshop për t’u kujtuar!
Më 16 prill 2025, Tetra Pro organizoi një event të veçantë për të shënuar 4-vjetorin e ProFisc, programit tonë inovativ për fiskalizimin elektronik.
Workshop-i mblodhi klientë, partnerë dhe profesionistë të fushës për një pasdite të mbushur me ide, diskutime dhe eksperienca të vlefshme mbi teknologjinë dhe të ardhmen e fiskalizimit në Shqipëri.
Pikat kryesore të eventit përfshinë:
Risi të reja në ProFisc, përfshirë integrimet me sisteme ERP dhe automatizimin e faturave hyrëse
Përvoja reale të përdoruesve dhe përfitimet konkrete të zbatimit të ProFisc
Bashkëpunim me BKT për zhvillimet e përbashkëta
Programi Payroll, risitë më të fundit
Një axhendë e pasur me folës inspirues:
Mirëseardhje Z. Sokol Qeraxhiu, CEO i Tetra Pro
Tetra Pro, një kompani – shumë risi Znj. Xheni Kobuzi, COO
ProFisc dhe e ardhmja e fiskalizimit Znj.Meri Profi, Product Manager ProFisc
Jeta e një kompanie me ProFisc Znj.Tea Gjini, përfaqësuese e Studio Pustina
Fiskalizimi mes sfidave dhe oportuniteteve Znj. Rozana Çellmeta dhe Z. Blendi Shqypi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
Open Banking në Shqipëri Z. Denis Hoxha, Drejtor IT, BKT
Payroll & HR në sistemet ERP Z. Gentian Ruci, ARKIT
Gjithashtu, nuk munguan as momentet e këndshme me shorte, dhurata surprizë dhe shumë bashkëbisedime ndërmjet pjesëmarrësve.
Ky event ishte një falënderim për të gjithë ata që na kanë besuar këto 4 vite. Ne vazhdojmë të jemi të përkushtuar të sjellim zgjidhje të thjeshta, të shpejta dhe të besueshme për bizneset shqiptare.