
Bashkohuni me ne në Odoo Event!
Doni të rrisni dhe përmirësoni biznesin tuaj? Jeni të ftuar të bashkoheni me ne në eventin që do të zhvillohet më 18 shkurt në Maritim Hotel Plaza, Tiranë ku do të zbuloni risitë dhe mundësitë që mund të ofrojmë për ju.
Pse të merrni pjesë?
- Gjatë eventit, do të shfaqen demonstrime interesante që do të tregojnë veçoritë e reja të softuerit.
- Mësoni mbi mundësitë e fundit të automatizimit dhe integrimit që mund të rrisin produktivitetin dhe efikasitetin e biznesit tuaj.
- Keni mundësinë të takoni ekspertë të Odoo dhe Tetra Pro, dhe të mësoni si mund të përmirësoni operacionet tuaja me zgjidhjet tona inovative.
- Zgjeroni rrjetin tuaj dhe lidheni me profesionistë të industrisë për mundësi bashkëpunimi.
Do të trajtohen një gamë e gjerë temash, nga Prodhimi dhe Kontabiliteti, tek Menaxhimi i Inventarit, Shitjet/CRM dhe eCommerce, ndërsa do të thellohemi në mundësitë që ofron Odoo 18. Zbuloni se si mund të transformoni proceset tuaja të biznesit dhe të mbështesni udhëtimin tuaj drejt transformimit digjital. Ky është një mundësi ideale për të zbuluar risitë që mund të optimizojnë operacionet dhe të çojnë bizneset më tej.
Do të jenë në vëmendje raste reale të bizneseve, ndërsa do të tregojmë se si Odoo ndihmon në zgjidhjen e sfidave të përditshme që hasin kompani si e juaja.
Mos e humbisni këtë mundësi për të zhvilluar biznesin tuaj me zgjidhje inovative dhe bashkëpunime të reja.
Agenda e Eventit:
Shfrytëzoni këtë mundësi për të zbuluar veçoritë e Odoo 18.
- Mirëseardhja: 18:00 ⟶ 18:15
- Prezantimi: 18:15 ⟶ 19:00
- Networking: 19:00 ⟶ 21:00
Për regjistrim dhe më shumë informacion, vizitoni: