Mbi Autosave dhe Dubliko: Dy Utilitetet e Reja në Profisc
Me qëllim lehtësimin e procesimit të gjenerimit të faturave manualisht nga përdoruesit në ProFisc, departamenti ynë i projektimit dhe zhvillimit ka ideuar dy funksione të reja që do t’ju vijnë në ndihmë gjatë punës në ProFisc:
Opsioni Autosave Aktivizimi i këtij opsioni bën të mundur ruajtjen automatike të draftit të faturës gjatë kohës që ju po punoni me të, për çdo 30 sekonda. Këtë opsion mund ta aktivizoni apo ç’aktivizoni sipas dëshirës në Krijo Faturë.
Dublikim i Faturës Duke klikuar këtë opsion në një faturë ekzistuese të fiskalizuar me sukses, sistemi do të krijojë një kopje të asaj fature në statusin Draft në datën korente. Në këtë mënyrë, ju mund të ndryshoni ato të dhëna që ju nevojiten dhe të finalizoni më shpejt dhe lehtë faturën e re. Ky utilitet ju vjen në ndihmë në gjenerimin e faturave të përsëritura çdo muaj, siç mund të jenë p.sh. faturat e qerasë apo të tjera. Opsionin Dubliko e gjeni të radhitur në listën e veprimeve të faturës në giridë të menysë Faturat e Mia; si edhe në brendësi të faturës së fiskalizuar.