Tetra Pro & Odoo: Partneriteti që Transformon Menaxhimin e Biznesit

Tetra Pro & Odoo: Partneriteti që Transformon Menaxhimin e Biznesit

Më 18 shkurt, në ambientet elegante të Hotel Plaza në Tiranë, Tetra Pro pati kënaqësinë të ishte partner sponsor i eventit ekskluziv Odoo Business Show, platforma lider në automatizimin dhe menaxhimin e bizneseve. Ky event mblodhi përfaqësues nga biznese vizionare, profesionistë dhe entuziastë të teknologjisë për të eksploruar zgjidhjet më inovative që po transformojnë mënyrën se si operojnë kompanitë moderne.
Një nga pikat kyçe të eventit ishte shkëmbimi i përvojave të suksesshme nga biznese që kanë përfituar nga optimizimi që sjell integrimi i Odoo dhe ProFisc, programi ynë i fiskalizimit, i cili ofron një sërë funksionalitetesh të avancuara.

Përdoruesit e integrimit Odoo – Profisc ndanë me të pranishmit sesi këto zgjidhje kanë lehtësuar menaxhimin financiar dhe administrativ të aktiviteteve të tyre të përditshme, duke rritur efikasitetin dhe optimizuar proceset e punës.
Gjatë eventit, të pranishmit patën mundësinë të eksploronin nga afër funksionalitetet e avancuara të Odoo, si dhe zgjidhjet e personalizuara që ofron Tetra Pro, duke përfshirë fiskalizimin, automatizimin e faturave dhe integrime të tjera strategjike. Diskutimet interaktive dhe sesionet e pyetje-përgjigjeve krijuan premisa konkrete për bashkëpunime të reja, shkëmbim të njohurive me ekspertë të industrisë dhe rrjetëzim mes profesionistëve më të mirë të fushës.

Jeni gati të çoni biznesin tuaj në nivelin tjetër? 
Për të gjithë ata që nuk mundën të ishin pjesë e këtij eventi, ju ftojmë të na kontaktoni për të zbuluar sesi Tetra Pro dhe Odoo mund të transformojnë operacionet tuaja me zgjidhje të personalizuara, të sigurta dhe efikase.

Na kontaktoni sot dhe bëhuni pjesë e revolucionit digjital!
Dhe mos harro: Work smarter, not harder