Sistemi ProFisc
Duke parë nevojat e ndryshimit dhe përshtatjes së ligjit në nivel biznesi, kompania u certifikua duke krijuar një sistem që mundëson fiskalizimin dhe faturimin elektronik. Nëpërmjet sistemit t.fisc/Profisc çdo biznes kryen raportimin e detyrueshëm të transaksioneve në administratën tatimore. Sistemi ju vjen në ndihmë për të gjitha llojet e veprimeve me/pa para. Gjithashtu mundëson marrjen e faturave të blerjes.
Si funksionon?
I gjithë sistemi është ndërtuar në Cloud, duke minimizuar kostot e mirëmbajtjes së sistemit për të gjithë klientët që kanë zgjedhur ta përdorin atë. Sistemi është i ndërtuar i hapur, i cili ka mundësi të funksionojë si i pavarur ashtu edhe i integruar me sisteme të ndryshme financiare ose vetëm për faturim. Sistemi është shumëkompani dhe i pakufizuar në numër përdoruesish, ku i mundëson çdo përdoruesi të ketë rolin e tij. Çdo përdorues mund të lidhet me më shumë se një kompani. Gjithashtu, risia më e fundit e sistemit ProFisc është se ju mund ta përdorni atë si një program desktop ose nga një shfletues ueb dhe direkt në smartphone tuaj si një aplikacion duke e shkarkuar atë nga Play Store dhe iOS. Vendndodhja juaj aktuale nuk do të jetë problem për të ekzekutuar ose marrë faturat tuaja.