Suksesi Tetra Pro – Odoo
Eventi i suksesshëm Odoo Roadshow Tirana solli shumë risi për të gjitha bizneset shqiptare që duan të rriten dhe të ecin me hapin e kohës. Tendencat dhe teknologjitë më të fundit në menaxhimin e biznesit dhe suporti që mund të marrin nga Tetra Pro dhe Odoo ishin objekti kryesor i këtij eventi. Expertiza e platformës Odoo kombinuar me angazhimin tonë për inovacion dhe suport të vazhdueshëm janë mjedisi ideal që frymëzon dhe garanton çdo kompani dhe partner potencial. Përfaqësuesi i Odoo ndau me audiencën njohuri të dobishme për tendencat e industrisë dhe të ardhmen e menaxhimit të biznesit. Pjesëmarrësit kuptuan se si zgjidhjet e Odoo mund të ndryshojnë operacionet e tyre. Drejtoresha e shitjeve të Tetra Pro Xheni Kobuzi, prezantoi përfitimet dhe mundësitë e partneritetit Tetra Pro dhe Odoo në një mënyrë dinjitoze.
Demonstrimet e Odoo treguan aplikime praktike dhe potencialin për të përmirësuar operacionet e bizneseve. Eventi nxiti lidhje të reja dhe bashkëpunime. Seanca e networking lejoi bizneset të ndajnë ide, dhe të krijojnë marrëdhënie. Tetra Pro dhe Odoo janë të përkushtuara për rritjen e bizneseve me zgjidhjet më të fundit. Qëndroni të sintonizuar për më shumë përditësime mbi bashkëpunimet e ardhshme, duke vazhduar rrugëtimin tonë të inovacionit dhe përsosmërisë.