Rrit biznesin Tënd me Oracle Fusion dhe Tetra Pro!

Rrit biznesin Tënd me Oracle Fusion dhe Tetra Pro!

Për herë të parë në Shqipëri TetraPro sjell platformën Oracle Fusion nga Oracleplatforma #1 botërore për Administrimin Financiar, Mjeteve, Operacioneve si dhe Burimet Njerëzore.I shpallur leader botëror për 8 vite radhazi, Oracle Fusion përmban eksperiencën dhe standartet më të mira ndërkombëtare për administrimin e organizatës, duke u përshtatur dhe përditësuar në mënyrë sistematike. Tetra Pro është partnere e Oracle prej më shumë se një dekadë dhe nga të paktat shoqëri në Ballkan e çertifikuar nga Oracle për sistemet Oracle Fusion.

Në këtë workshop u ofrua informacion dhe mbështetje për të gjitha kompanitë që duan të rriten dhe përmirësohen duke aplikuar standardet dhe eksperiencën më të mirë ndërkombëtare përmes zgjidhjeve të Oracle Fusion. Ky event ishte një mundësi e shkëlqyer për të mësuar nga ekspertët më të mirë nga Oracle dhe TetraPro dhe për t’u bërë pjesë e një network-u të zgjedhur me profesionistët më të mirë të Kontabilitetit, Burimeve Njerëzore dhe të Teknologjisë së Informacionit. Eventi u zhvillua në një ambjent të përzgjedhur bashkëkohor në datën 09 Nëntor, ora 09.30, pranë Hotel Marriot, në stadiumin Air Albania, Sheshi Italia.